Në Gjakovë Superfinalja Limak Streetball Kosova 2014

Sot në Gjakovë, në orët e pasditës, do të jetë një festë e madhe sportive meqë do të zhvillohet Superfinalja e shumëpritur e Limak Streetball Kosova 2014 e shoqëruar me zbavitje maksimale me “Muzikë, Diell dhe Kënaqësi Streetballi”. Pas rrugëtimit të afro 1 mijë kilometrave, duke tubuar mbi 15 mijë shikues që ndjekën garat e rreth 100 ekipeve në 7 qytetet kryesore të vendit, karvani i Streetballit Kosovar, nesër do t’arrijë në etapën vendimtare të edicionit të 15-të jubilar.
Kështu sot, në qendër të Gjakovës, para Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” pasi të hedhin shortin tetë superfinalistët e sivjemë, në ora 15 do të zhvillohet ndeshja e parë e Grupit A, kurse rreth orës 18, pritet të zhvillohen gjysmëfinalet. Kurse, rreth orës 18:40 para aktit final do të kemi garën atraktive të ngulitjeve kurse finalja e Superfinales së Limak Streetball Kosova 2014 është planifikuar të fillojë në ora 19.
Menjëherë me të përfunduar Superfinalja e dytë në historin e streetbollit kosovar si garë e pranuar zyrtarisht nga FIBA 3×3 Basketball, do të mbahet ceremonia zyrtare e shpalljes së më të mirëve dhe ndarja e shpërblimeve për finalistët. Kështu, vendit të dytë do t’i takojnë 500 euro, kurse për kampionin e sivjetmë, Streetball Kosova, Shoqata e Streetballit të Kosovës anëtare e FBK-së dhe e FIBA-s ka përgatitur tri shpërblime të mëdha: “një mijë €uro, dhe kualifikimin direkt në superfinalen e vitit 2015 dhe përfaqësimin e Kosovës në garën e FIBA 3×3 Basketball 2015.










