.
Published On: Sun, Aug 10th, 2014

“Dallëndyshet” gjakovare sprovuan vetën nga Ura e Fshenjtë

Share This
Tags

kercimet-uraIshte femra e parë që sprovoi veten në garat e kërcimit nga Ura e Fshenjtë. Gonxhe Xhiha, mori guximin që të hedhet nga një lartësi prej 20 metrash qysh para 30 viteve. Ajo ishte e para që kishte thyer tabunë e pjesëmarrjes në një garë kërcimi. E janë bërë 30 vite që mbahet kjo garë dhe që nga atëherë nuk ka marrë pjesë në këto gara asnjë femër.

“Kjo nuk është pse vërehet ndonjë pasivitet për shkak se për femra është edhe pak e rrezikshme. Femrat duhet të kenë pakë kurajo, ushtrime, të jenë guximshe për të marrë pjesë në këtë kërcim. Kam dëshirë që edhe femrat tjera të marrin pjesë në kërcim. Të mos shuhet tradita ime”, ka thënë Xhiha, e cila për organizimin e sotëm ka dhënë vetëm fjalë të mira.

Gara e kërcimeve atraktive nga Ura e Shenjtë është edhe njëra nga ngjarjet më të veçanta në sportin kosovar, ku trimat e lartësive sprovojnë talentin dhe guximin për të marrë pjesë në këtë garë tradicionale në ujë nga Ura e Fshenjtë në lartësi prej 18 deri në 20 metra.
Tradita e zhvillimit të garave, është e lidhur me ndërtimin e Urës së Fshenjtë dhe të pendës së lumit Drini i Bardhë. Në vitet e 50-ta u lajmëruan djelmoshat e parë guximtarë që filluan të kërcenin nga pika të ndryshme lartësie, nga shkëmbinj përgjatë lumit Drin e më pastaj edhe nga vetë ura.

Edhe sot ishin 20 guximtarë që kërcyen nga kjo urë. 11 në kërcimin me këmbë dhe 9 në kërcimin me kokë (dallëndyshe). Por jo të gjithë ishin fitues.

Këtë garë e fitoi 40 vjeçari Sali Rizah Gërqina, i cili me kërcimin e tij dallëndyshe mori 59.5 pikë nga juria që ishte caktuar për këtë ditë.

Gërqina, si edhe shumë garues të tjerë, luten që kjo traditë Gjakovare të vazhdojë gjithmonë.

“Kjo është një traditë gjakovare e kërcimit. Kërcimtarë gjithmonë ka pasur Gjakova dhe do të vazhdojmë gjithmonë. Kjo traditë nuk është hera e parë që mbahet dhe është mbajtur gjithmonë edhe më parë. Merita ime është kjo që fluturova dhe do të fluturojë gjithmonë…… I kisha propozuar që mos ta harrojnë traditën dhe të fluturojnë si pëllumba, ashtu si kanë fluturuar gjithmonë dhe do t’i përkrahim me gjithë shpirt dhe zemër”, ka thënë Gërqina me këtë rast.

Garat në Urën e Shenjtë janë rikthyer pas tri viteve. Nga viti 2011, sipas organizatorit Faik Domi, garat nuk kanë mundur të organizohen për shkak të vështirësive financiare. Por me ndihmën e kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, këto gara po mbahen në këtë vit.

“Arsyeja e mungesës e këtyre kërcimeve ka qenë sigurimi i financave, nuk kemi arritur ta sigurojmë fondin. Dua ta falënderoj kryetaren e komunës se Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport Meriton Ferizi, të cilët na kanë mbështetur për organizimin si dhe shpresojmë se zinxhiri i këtyre aktiviteteve që janë mjaftë atraktive do të vazhdojë pa asnjë pengesë në të ardhmen duke iu falënderuar kryetares”, ka thënë Domi.

Për këto gara, Domi thotë se është punuar një muaj, janë formuar këshilli organizativ dhe komisionet, gjë që kanë bërë që në garë të jenë në nivel të mirë 16 pjesëmarrës në kërcimin me këmbë dhe 9 në kërcimin me kokë (dallëndyshe).

Garat janë mbajtur në një atmosferë impozante ku pjesëmarrës ishin rreth 10 mijë persona.
Qyteti i Gjakovës është i vetmi qytet që organizon këto lloj gara. Kjo garë synohet që në vitet e ardhshme edhe të ndërkombëtarizohet. Domi thotë se liberalizimi i vizave do ta ndihmonte shumë këtë garë dhe do të ndihmonte në ndërkombëtarizimin e saj.Ishte femra e parë që sprovoi veten në garat e kërcimit nga Urën e Fshenjtë. Gonxhe Xhiha, mori guximin që të hedhet nga një lartësi prej 20 metrash qysh para 30 viteve. Ajo ishte e para që kishte thyer tabunë e pjesëmarrjes në një garë kërcimi. E janë bërë 30 vite që mbahet kjo garë dhe që nga atëherë nuk ka marrë pjesë në këto gara asnjë femër./KP/