Daci lë Istogun për Vëllaznimin
Klubi i futbollit Vëllaznimi është përforcuar me futbollistin e Deçanit, Rexhep Daci. Ditë më parë, kapitenin e deritashëm të skuadrës nga Liga e Parë e kishte prezantuar si përforcim edhe Istogu, por në fund ai vendosi të vishet kuqezi.
Ky ishte përforcimi i tretë i gjakovarëve me futbollistë të Deçanit, pasi ditë më parë transferuan edhe mesfushorin Bledor Alimusaj dhe mbrojtësin Ragip Mazrekaj.
Vëllaznimi mbeti pa disa lojtarë, të cilët shkuan jashtë vendit, gjatë pjesës së parë të sezonit, ndërsa tash po mendon për përforcime për ta pasur një pranverë më të qetë. Skuadra e Genc Hoxhës e mbylli pjesën e parë të sezonit në pozitën e tetë, me 19 pikë./radiogjakova/