Dy gjyqtarë gjakovarë po shkëlqejnë në Suedi
Dy gjyqtarët e rinj e perspektivë kosovarë, Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi me sukses po e bëjnë ndarjen e drejtësisë në një turne ndërkombëtar të hendbollit për grup-moshat e reja, i cili po mbahet në Suedi.
Dy gjyqtarët gjakovarë janë deleguar nga Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK), e cila e ka lavdëruar punën e tyre që po e bëjnë në shtetin skandinav.
“Kjo është hera e dytë që gjyqtarët kosovarë drejtojnë këtë event botëror dhe turneu i 5-të ndërkombëtar, çka tregon cilësinë e tyre prej gjyqtarëve”, thuhet në njoftimin e FHK-së, e cila beson se shumë shpejt Bytyqi e Kasapi do të bëhen gjyqtarë të EHF-së. Turneu në Suedi ka nisur më 26 dhjetor, dhe do të mbyllet më 30 dhjetor./zeri/