Jeton Nixha s’është më trajner i KB Vëllaznimit
Jeton Nixha nuk është më kryetrajner i klubit të basketbollit Vëllaznimi. Ish-sekretari i FBK-së ka marrë drejtimin e skuadrës ferizajase Kastrioti.
KB Vëllaznimi ka njoftuar përmes rrjetit social “Facebook” se Nixha është shkarkuar nga bordi pas analizës së pjesës së parë të kampionatit, mirëpo duket se gjërat nuk kanë qenë saktësisht kështu.
Lajmi për nënshkrimin e Nixhës me Kastriotin kanë qarkulluar një ditë më parë, duke lënë të nënkuptohet se trajneri ka ikur, duke lënë përgjysmë misionin e tij më skuadrën gjakovare.
Sidoqoftë, KB Vëllaznimi vazhdon të jetë në krizë për shkak të mospagesës së pagave për lojtarët, si dhe renditjes në pjesën e poshtme të tabelës, që është në kundërshtim me objektivat e parafinimit të sezonit./radiogjakova/