.
Published On: Thu, Jan 8th, 2015

Tenis, Fiona Polloshka më e mira e Kosovës për 2014-ën

Share This
Tags

fiona-polloshkaTenistja gjakovare Fiona Polloshka e klubit të tenisit Sporek nga Gjakova u shpall tenistja e vitit në Kosovë. Për Fionën ky është titulli i tretë si teniste e vitit.

Kjo u bë e ditur në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë, ku  Federata e Tenisit të Kosovës shpalli laureatët e vitit 2014. Me këtë rast u ndanë shpërblime për tenistët më të mirë për të gjitha kategoritë e moshës të sportit të tenisit si dhe për arbitrin, punëtorin, trajnerin dhe për klubin më të mirë të vitit që e lamë pas.

Me mirënjohje u shpërblyen edhe personalitetet që ndihmuan në zhvillimin e sportit të tenisit. Gurash Hasani tenist i klubit të tenisit Prizreni u shpall tenisti më i mirë në Kosovë. Ky është titulli i shtate i më të mirit për Hasanin që një pjesë të karrierës së tij sportive e ka kaluar duke ushtruar dhe luajtur tenis në Gjermani.Klubi më i mirë për vitin 2014 u shpall Klubi i Tenisit “Prizreni”.

Pos Fiones,  Gjakova ka edhe shumë tenistë të suksesshëm. Loja e tenisit në komunën e Gjakovës i ka fillet që në vitet e 70-ta e afirmuar nga studentët gjakovarë që studionin në atë kohë nëpër qendrat e mëdha universitare, ndërsa popullaritetin dhe sukseset në gara i ka arritur viteve të fundit me formimin e klubit të tenisit Sporek që e drejton Arsim Haxhishabani./radiogjakova/