.
Published On: Wed, Jan 28th, 2015

Luigj Buqaj është optimist për Vëllaznimin

Share This
Tags

vellaznimi-stervitjeKlubi i futbollit Vëllaznimi gjendet në një krizë të thellë financiare. Klubi ua ka borxh futbollistëve tri rroga, ndërsa ditë më parë në stadium ishin ndalur rryma dhe uji.

Megjithatë, futbollisti gjakovar, Luigj Buqaj, beson se “Kuqezinjtë” do të shohin ditë më të mira në pranverë. “Kryesia na ka premtuar se do t’i kryejë obligimet ndaj nesh, pagesat e rrogave dhe premitë, deri në fillim të muajit shkurt”, ka thënë Buqaj.

Sipas tij, përgatitjet po shkojnë mirë, sipas planit të shtabit teknik, ndërsa lojtarët po i përgjigjen pozitivisht stërvitjeve. “Unë jam optimist se Vëllaznimi gradualisht do të bie në binar.

“Do të organizohemi dhe të përgatitemi sa më mirë në fillim të kampionatit dhe të jemi të gatshëm për sfidat që na presin dhe t’i realizojmë synimet dhe objektivat tana”, ka përfunduar ai./radiogjakova/