.
Published On: Thu, Feb 5th, 2015

Besnik Hasi rinovon me Anderlechtin

Share This
Tags

hasi-1Puna e mirë e Besnik Hasit me Anderlechtin që u shpërblya me disa trofe të fituar ka bërë që edhe drejtuesit e gjigandit belg të reagojnë dhe t’i ofronjë rinovimin trajnerit gjakovar.

Hasi në ambientet e klubit ka nënshkruar kontratën e re që e mban atë në stolin e Anderlechtit deri në vitin 2017, ndërsa kontrata e vjetër skadonte më 2016.

“Jam shumë i lumtur me rinvomimin. Kjo tregon që klubi është I kënaqur me punën time dhe ëm respekton. Për mua personalisht është e rëndësishme që të vazhdoj progresin sepse jam në hapat e parë të karrierës si trajner. Uroj që të fitoj shumë tituj me Anderlechtin”, ka thënë Hasi pas nënshkrimit të rinovimit./radiogjakova/