“‘Mabetex’ thuaj po KF Vëllaznimit”, fushata e tifozëve kuqezi
Një fushatë interesante ka nisur ditëve të fundit në rrjetet sociale. Me iniciativë të disa tifozëve të klubit futbollistik Vëllaznimi po synohet zgjidhja e problemit financiar për këtë klub. Me moton “’Mabetex’ thuaj po Vëllaznimit”, tifozët po tentojnë të bindin drejtuesit e kësaj korporate që të bëhen sponsor kryesor për klubin që si pasojë e gjendjes së rëndë po e rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në garat e mëtejme.
Iniciatorët kanë thënë në rrjetet sociale se kjo është një iniciativë qëllim-mirë që përkrahet nga të gjithë qytetarët e Gjakovës dhe dashamirët e sportit, sepse klubi i Vëllaznimit është në gjendje të vështirë dhe një ndihmë e tillë do të ishte e mirëseardhur.
Ndryshe, kjo fushatë ka nisur tash e dy ditë, ndërsa ende nuk ka ndonjë deklaratë nga zyrtarët e “Mabetex-it”, apo edhe ata të komunës së Gjakovës, të cilët vijnë nga subjekti politik AKR./radiogjakova/