.
Published On: Fri, Mar 13th, 2015

Debati për stadiumin, ja katër propozimet

Share This
Tags

debati-stadiumi-asamblejaËshtë mbajtur debati publik  rreth propozimeve për zhvendosjen e stadiumit të futbollit të qytetit në një hapësirë të re. Arkitekt, ndërtimtarë, urbanist e sportdashës kanë dhënë mendimet e tyre për hapësirat më të përshtatëshme për ndërtimin e stadiumit të ri. Katër propozime janë piketuar gjatë debatit të që zgjoi interesim të madh.

Propozimi i parë ishte që stadiumi i ri të ndërtohet në hapësirat ekzistuese, i dyti propozim ishte tek “Pika e zezë” në dalje të Gjakovës në drejtim të Prishtinës, i treti tek qendra rekreative Shkugëza dhe propozimi katërt që doli nga debati, ishte skaj pallatit të sporteve “Shani Nushi”.

Në debat janë paraqitur ide, propozime dhe sugjerime nga më të ndryshmet për përcaktimin e lokacionit të një stadiumi futbollistik me përmasa që kërkojnë organizatat ndërkombëtare të futbollit.

Fillimisht kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, ka paraqitur arsyet për të vepruar tutje që komuna e Gjakovës,  krahas zhvillimit ekonomik të përfshijë edhe infrastrukturen sportive dhe një kompleks me të gjitha elementet e nevojshme, sepse sipas saj, ka ardhur koha që edhe ky segment zhvillimor të shikohet në aspektin e qëndrueshmërisë  ekonomike.

Pas shumë ideve, sugjerime e komenteve nga qytetarët, kryetarja e komunës  , ka thënë se ky nuk do të jetë debati i parë dhe i fundit, por do të organizohen takime me grupe profesioniste, në mënyrë që të arrihet edhe realizimi më i shpejtë i kësaj ideje./radiogjakova/