Gol dhe penallti e fituar, Eros Grezda udhëheq Lokomotivën
Eros Grezda ishte protagonisti i Lokomotivës së Zagrebit në fitoren 4-1 përballë Cibalias në shtëpi.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gatoi njërin nga golat dhe shënoi një tjetër në ndeshjen që ngriti siparin e javës së 27-të të ligës së parë kroate.
Që në minutën e tretë Grezda u pengua në zonë nga Culjak dhe arbitri dha penallti. Nga pika e bardhë Josip Çoriç nuk gaboi, duke kaluar përpara të zotët e shtëpisë.
Gjashtë minuta pas pushimit mes pjesëve, 21-vjeçari trefishoi avantazhin e skuadrës kryeqytetase me një aksion të bukur personal.
Më pas ai ia la vendin Endri Çekiçit kur kronometri shënonte një orë lojë, ndërsa Amir Rrahmani si përherë ishte 90 minuta në qendër të mbrojtjes.
Për Grezdën ky ishte goli i katërt në 21 ndeshje kampionati këtë sezon, ndërsa me fitoren e sotme Lokomotiva pakarakon përkohësisht Slaven Belupon në vendin e pestë të renditjes./ps/