Liburni nis përgatitjet për UEFA Futsal Cup
Klubi i futsallit Liburni ka nisur përgatitjet për fazën parakualifikuese të UEFA Futsal Cup.
Javën e kaluar skuadra gjakovare mësoi emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet në Luksemburg nga data 22 deri më 27 gusht, ndërsa tani ka filluar puna për një përfaqësim dinjitoz.
Kryetari i klubit, Abaz Beqa, njoftoi se Liburnit iu është bashkuar vetëm për ndeshjet parakualifikuese lojtari me shumë përvojë Azem Ibrahimi nga Benago e Çekisë.
Liburni është në Grupin B dhe do të luajë kundër skuadrës së Titogradit, atë të Vytis si dhe ndaj ekipit të Diferdangas.Vetëm fituesi i grupit do të kalojë në raudin tjetër./radiogjakova/