Goalball, Gjakova shpallet kampione e Kosovës
Me organizim të Federatës së Sporteve për të Verbërit të Kosovës, në Vushtrri përfundoi kampionati i Kosovës 2017 në goalball.
Kampion i Kosovës për këtë vit u shpall skuadra e të verbërve Gjakova, e cila pas një loje të angazhuar dhe interesante, në finale mposhti ekipin e Gjilanit me rezultat 6-2.
Në ndeshjen gjysmëfinale, ekipi gjakovar pas një një loje të barazpeshuar, ka mundur ekipin e Ferizajt me rezultat 7-5.
Ekipi i të verbërve të Gjakovës për suksesin e arritur është stolisur me medalje dhe mirënjohje./radiogjakova/