.
Published On: Tue, Jul 25th, 2017

Hasi nis aventurën në Champions

Share This
Tags

Trajneri më i sukseshëm shqiptar, Besnik Hasi, të martën nis aventurën e re në kompeticionin më të rëndësishëm europian, Ligën e Kampionëve.

Skuadra që drejton, Olimpiakos, do të luajë në kryeqytetin e Serbisë ndaj Partizanit të Beogradit. Dy ndeshjet që do të luajnë mes vete këto skuadra vlejnë për raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.

Trajneri gjakovar nuk pritet ta ketë aspak të lehtë me tifozët serbë dhe grekë të skuadrës së tij të cilët njihen për gjuhen e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Vet Hasi nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me këtë, duke thënë “se është i gatshëm të flasë vetëm për futboll pasi për të është i përgatitur dhe paguhet ndërsa nuk i interesojnë ato çfarë ndodhin jashtë fushës”.

Ndeshja e parë mes Partizanit dhe Olimpiakosit luhet të martën në ora 20:45./radiogjakova/