.
Published On: Sat, Sep 2nd, 2017

Superliga e juniorëve, Vëllaznimi fiton derbin lokal ndaj Gjakovës

Share This
Tags

Të shtunën u zhvilluan ndeshjet e para të Superligës së Kosovës në futboll në konkurrencën e juniorëve.

Në start të këtyre garave, në Gjakovë u luajt derbi lokal në mes të skuadrës së Vëllaznimit dhe ekipit tjetër përfaqësues në Superligë, Gjakovës.

Nga ky takim, fitues dolën kuqezinjtë të cilët falë golave të Bleart Tolajt dhe Freskim Radoniqit arritën të mbyllin ndeshjen me rezultatin 2-1 dhe keshtu të marrin tre pikët e para.

Ndërkaq, këtë fundjavë nuk do të zhvillohen ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në konkurencën e seniorëve për shkak të pushimit të kombëtareve./radiogjakova/