.
Published On: Thu, Sep 21st, 2017

Futbollistët e Vëllaznimit bojkotojnë stërvitjet

Share This
Tags

Pas startit të suksesshëm në Superligën e futbollit të Kosovës, Vëllaznimi po përballet me vështirësi serioze financiare.

Sipas Ismet Munishit, futbollistët kanë bojkotuar stërvitjet për mungesë të pagave.

Por, presidenti i klubit Shkelzen Gashi ka thënë se u ka borxh vetëm një pagë dhe kjo nuk mundë të jetë shkas për bojkot.

Sipas Gashit brenda ditës do të merren vendime adekuate për vazhdimin e ushtrimeve. Vëllaznimi të shtunën luan në Podujevë me Llapin./radiogjakova/