.
Published On: Thu, Sep 21st, 2017

Dushi takon të rinjtë dhe bizneset në Çarshinë e Madhe

Share This
Tags

Të enjten në mesditë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit zyrtarisht e ka hapur Aleanca Kosova e Re, dega në Gjakovë.

Hapja e kësaj fushate është bërë me një ecje simbolike nëpër rrugët e qytetit duke u nisur nga Çarshia e vjetër e Gjakovës për të vazhduar në drejtim të lagjes “Mulla Jusuf”.

Gjatë kësaj ecje rrugëve të qytetit, kandidati për kryetar të komunës Edmond Dushi, kandidatët për Asamble dhe përfaqësues të degës së AKR-së në Gjakovë bashkëbiseduan me qytetarë të cilët i njoftuan me programin qeverisës.

“Të rinjtë e Gjakovës meritojnë më shumë mundësi se sa që iu kanë ofruar deri tash. Këto mundësi do t’i kenë me qeverisjen e AKR-së. Unë si kryetar i komunës do të jem në shërbim të të rinjve dhe Gjakovës”, tha me këtë rast Dushi.

Kandidati për kryetar nga kjo parti shtoi se në gjatë qeverisjes së tij do të rrisë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe do të kujdeset për transparencën e llogaridhënien në shpenzimin e parasë publike./radiogjakova/