Hoti: Me PDK-në do ta çojmë Gjakovën përpara
Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e PDK-së, Ramadan Hoti, i shoqëruar nga kandidatët për Asamble dhe kreu i degës e njëherit deputeti, Hajdar Beqa kanë takuar qytetarë dhe biznese në ditën e parë të fushatës elektorale.
Në këto takime në rrugët e Çarshisë së Madhë dhe qendër të qytetit, Hoti dëgjoi kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve si dhe i njoftoi me programin e tij.
“Partia Demokratike është forcë e ndryshimit në vend. Së bashku do të jemi më të fortë dhe më të përgatitur për sfidar që na presin. Me PDK-në do ta çojmë Gjakovën përpara”, tha ndër të tjera Hoti.
Kreu i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, u shpreh i bindur në fitoren e Hotit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Ai kërkoi nga të gjithë kandidatët për kryetarë që të bëjnë një garë të drejtë dhe të mos përdoret gjuhë e urrejtjes apo përçarjes./radiogjakova/