.
Published On: Sat, Sep 23rd, 2017

Hoxha: Me Gjakovën kanë bërë eksperimente, ne ia kthejmë dinjitetin

Share This
Tags

Nisma për Kosovën në Gjakovë hapi fushatën elektorale ku kandidati i kësaj partie për kryetar të Gjakovës, Fazli Hoxha tha se po e fillojnë një betejë të përbashkët që Gjakovës t’ia kthejnë dinjitetin.

Sipas tij, partitë që kanë qeverisur me Gjakovën deri më tani, kanë bërë eksperimente, duke shtuar se kjo do të marrë fund nëse i besohet qeverisja lokale Nismës.

Ai para qytetarëve tha se për Gjakovën në katër vitet e ardhshme kanë bërë një plan konkret në sektor të ndryshëm, si bujqësi, zhvillim ekonomik, investime që deri me tani kanë munguar në këtë komunë.

“Me Gjakovën deri tani kanë bërë eksperimente. Kemi hartuar projekte te prekshme dhe të realizueshme për të gjitha fushat përmes së cilave do të zhvillojmë Gjakovën”, tha Hoxha

Ndërkohë, ministri i Arsimit, Shyqeri Bytyqi, duke ju drejtuar të pranishmëve, tha ndër të tjera se Gjakovës po ja kthejmë shpresën me fitoren e madhe të Nismës.

Ai përgëzoi ekipin e zgjedhur për këshilltarë komunal që sipas tij do të jetë suksesi i Gjakovës.

Gjatë këtij takimi është bërë edhe prezantimi i kandidatëve të kësaj partie, për Kuvendin Komunal të Gjakovës./radiogjakova/