Dushi në Janosh, premton përkrahje edhe për Vëllaznimin
Në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kandidati për kryetar të komunës nga dega Aleancës Kosova e Re në Gjakovë , Edmond Dushi i shoqëruar me kandidatët për Kuvendin Komunal dhe bashkëpunëtorë, mbajti takim me banorët e fshatit Janosh.
Në bashkëbisedim me banorët e këtushëm, Dushi është njoftuar për së afërmi me gjendjen në këtë pjesë të komunës , me ç’rast ka dëgjuar brengat e këtyre banorëve që ishin nga më të ndryshmet, duke filluar nga ekonomia, papunësia, bujqësia e të tjera.
Në anën tjetër, duke shpalosur programin e tij për komunën e Gjakovës , Dushi ka potencuar se ka vullnet dhe ekip profesional për ta udhëhequr komunën.
Me këtë rast ai ka thenë se në mandatin e tij, bujqësia dhe rritja e subvencioneve do të jetë ndër prioritetet kryesore .
Përpos kësaj, në vazhdën e takimeve elektorale, Dushi ka vizituar edhe klubin futbollistik Vëllaznimi ku takoi futbollistët dhe zyrtarët e skuadrës.
“Klubit që dha shumë për futbollin kosovar , krahas kësaj edhe shumë legjenda, po i mungon përkrahja e merituar. Vëllaznimi meriton me shumë dhe pjesë e programit tim qeverisës është përkrahja e sportit, ku futet renovimi i stadiumit të qytetit si dhe sigurimi i përkrahjes së qëndrueshme për sportin gjakovar”, tha Dushi në këtë takim./radiogjakova/