.
Published On: Thu, Sep 28th, 2017

Çaushi në Skivjan: Ne jemi zgjidhja për problemet tuaja

Share This
Tags

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, vijoi shpalosjen e programit të tij qevrisës me banorët e komunës së Gjakovës.

Ai, i shoqëruar edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi dhe Arbërie Nagavci si dhe kandidati për Asamble komunale të Gjakovës nga ky subjekt, Bajram Selimaj, takuan banorët e fshatit Skivjan.

Në këtë takim u diskutuan mbi problemet e këtij fshati dhe zgjidhjet që mund të jap Lëvizja Vetëvendosje me programin e saj qeverisës, që sipas Çaushit, në rend të parë ka qytetarin.

Në fund, Çaushi tha se mbështetja e qytetarëve për ndryshim rrënjësor në qeverisje po shtohet dita-ditës e takim pas takimi./radiogjakova/