Hoxha takon banorët e Zhabelit
Dega e Nismës për Kosovën në Gjakovë po vazhdon aktivitetet për fushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Kandidati për kryetar të komunës Fazli Hoxha me bashkëpunëtorët e tij, po shpalosin programin e tyre qeverisës në takime të ndryshme para përfaqësuesve të organizatave dhe qytetarëve në rajone të ndryshme të Komunës.
Kështu kandidati Hoxha është takuar me përfaqësuesit e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Gjakovë. Në këtë takim është premtuar se Nisma do të jetë partner i ngushtë i shoqatave të dala nga lufta e fundit të Kosovës dhe se mbështetja nuk do të mungojë asnjë çast, nga niveli lokal ashtu edhe nga niveli qendror.
Ndërkohë përfaqësuesit e Nismas janë takuar edhe më banor të Zhabelit në rajonin e Dushkajës. Me këtë rast, kandidati për kryetar të komunës, Fazli Hoxha ka thënë se koha është për përmirësimin e jetës së banorëve të këtushëm.
Sipas tij, këtë mund ta bëjë vetëm nëse i jepet besimi për të udhëhequr me komunën e Gjakovës në vitet e ardhshme./radiogjaova/