Kupa, Vëllaznimi kualifikohet pa lojë në raundin e katërt
Skuadra e Vëllaznimi është kualifikuar pa lojë në raundin e katërt të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, pasi ekipi i Beharit nuk udhëtoi fare në Gjakovë për të zhvilluar ndeshjen e paralajmëruar për të mërkurën në mesditë.
Kjo sfidë e planifikuar të luhej në fushën mbrapa Pallatit të Sportit “Shani Nushi” është regjistruar me rezultat zyrtrar 3-0 në favor të ekipit gjakovar.
Të premten në ora 13:00 në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës do të tërhiqet shorti për raundin e katërt të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll./radiogjakova/