KH Vëllaznimi, ndryshime edhe në shtabin teknik
Kryesia e re e klubit të hendbollit Vëllaznimi ka emëruar Benon Brahushin dhe Leonard Culajn si trajnerë të rinj të cilët do drejtojnë ekipin në pjesën e mbetur të kampionatit.
Pas ndryshimeve në kryesi, bordi i ri i klubit ka vendosur që të rifreskojë dhe shtabin teknik në mënyrë që të sjellë frymë të re dhe program afatgjatë për të ardhmen e klubit.
Dyshja Brahushi-Cula pritet të fillojnë punën që nga java e ardhshme dhe të përgatiten maksimalisht për stinorin pranveror.
Kryesia nuk harroi të falënderonte ish-trajnerët Lulzim Nagavci dhe Uran Luzha për punën dhe angazhimin e tyre të deritashëm.