.
Published On: Wed, Jan 10th, 2018

Valdrin Qestaj i bashkohet Liburnit

Share This
Tags

Klubi i futsallit Liburn, që u shpall si skuadra më e suksesshme në vitin 2017 në komunën e Gjakovës, me fillimin e vitit të ri ka nisë mobilizimin për rezultate të reja.

Pasi më parë kishte angazhuar trajnerin Luan Kozniku, tash ka vazhduar me përforcimet e reja me futbollistë.

Ish-lojtari i Junikut dhe Prishtinës,Valdrin Qestaj, i është bashkuar radhëve te Liburnit. Ai llogaritet ndër talentet më të mëdhenj në futsallin kosovar.

Qestaj nuk do të jetë përforcimi i fundit në këtë afat sepse siç thonë drejtuesit e klubit , gjatë ditëve në vijim Liburnit pritet t’i bashkohet edhe një futbollist tjetër cilësor.

Më këto përfiorcime Liburni synon t’i arrijë objektivat e veta, të mbrojë titullin e kampionit dhe të përfaqësojë përsëri Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Liburni gjatë sezonit vjeshtor është pozicionuar ne vendin e dytë ne tabelë pas Feniksit, por ndryshe do të jetë në pranverë.

Ndërsa ne kuadër te Kupës së Kosovës ne futsall, Liburni në çerekfinale do të takohet me Pejën në Gjakovë. Ndeshjet do të zhvillohen në fillim të muajit shkurt./radiogjakova/