.
Published On: Wed, Feb 21st, 2018

Derbi me Prishtinën luhet të shtunën, Vëllaznimi e tifozët duan të dielën

Share This
Tags

Këtë fundjavë në Gjakovë zhvillohet derbi i madh i futbollit kosovar Vëllaznimi- Prishtina.

Federata ka paralajmëruar se kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën me 24 shkurt prej orës 13:00, por kryesia e klubit gjakovar ka kërkuar nga Federata e Futbolit të Kosovës që kjo ndeshje të zhvillohet të dielen.

Kjo se, tradicionalisht, për vite e dekada në Gjakovë dita e diel ka qenë dhe vazhdon të jetë ditë e futbollit.

“Nuk dyshojmë se edhe organet e FFK-s kanë dëshirë që në ndeshjet e futbollit në Kosovë të tubohen sa më shumë shikues sepse ata janë hijeshia e sportit, pra edhe e futbollit. Që kjo të ndodh edhe në ndeshjen Vëllaznimi – Prishtina kërkojmë nga organet e lart theksuara që kjo ndeshje të zhvillohet të dielën më 25 shkurt”, thuhet në kërkesën e Vëllaznimit drejtuar Komisionit të garave të FFK-së.

Kundër idesë që derbi të luhet të shtunën kanë qenë tifozët e Vëllaznimit, të cilët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësitë e tyre./radiogjakova/