Gojani: Kemi kualitetin për të shmangur barazhin. Barazimi? Merituam 3 pikë
Trajneri i Vëllaznimi, Arsim Gojani, është i bindur se ekipi i tij ka kualitetin për të shmangur barazhin dhe të sigurojë pjesëmarrjen për një tjetër vit në Superligën e Kosovës në futboll.
“Nuk jam vetëm i bindur që do t’ia dalim, por besoj se kemi edhe kualitetin që të jemi më lart se vendi i nëntë. Që në ditën e parë kur kam nisur punën ia kam bërë të qartë lojtarëve që besoj tek ata dhe tek ekipi. Vëllaznimi nuk e meriton të jetë në këtë pozitë ku është tani”, u shpreh Gojani.
Vëllaznimi mori një pikë në Prizren ndaj Lirisë, por për Gojanin, ekipi i tij meritonte pak më shumë.
“Nëse dikush do të thoshte para ndeshjes për barazim do e pranoja, por me atë që pamë në fushë, mendoj se merituam edhe të tre pikët”, vijoi ai.
Gojani konfirmoi se Mazrekaj pësoi një dëmtim të rëndë dhe ishte i detyruar ta zëvendësonte, ndërsa Dragusha kishte hyrë në ndeshje i lënduar por më pas nuk mund të vazhdonte.
Në anën tjetër, trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi, u shpreh se goli i Vëllaznimit duhej të anulohej pasi ishte ndërhyrje e palejushme ndaj portierit te tyre, ndërsa barazimin e quajti hap falls në luftën për kreun e klasifikimit./radiogjakova/