Liburni fiton 6-2 ndaj Llapit
Futbollistët e klubit të futsallit Liburni të premten mbrëma në Podujevë kanë mposhtur Llapin me rezultat 6-2 në ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës.
Kjo është fitorja e dytë në sezonin pranveror ku të dyja i realizoi në udhëtim në Mitrovicë dhe Podujevë.
Lojtari më i dalluar i takimit ishte Arbër Dobroshi i cili realizoi “hat-trick”, ndërsa shënuan edhe Selmanaj, Alaj dhe Kasapi.
Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara Liburni pozicionohet në vendin e dytë me 9 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje.
Javën e ardhshme në kuadër të xhiros së 12 do të zhvillohet derbi i Dukagjinit ku Liburni në Gjakovë do ta mirëpret Besën nga Peja./radiogjakova/