Basketbollistet e Vëllaznimit mposhtin Kastriotin dhe shpresojnë në “play-off”
Vashat basketbolliste të Vëllaznimit kanë shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim në Ferizaj ndaj Kastriotit. Skuadra gjakovare triumfoi me rezultatin 40-66.
Më të dalluarat në këtë ndeshje ishin Festa Bicurri me 20 pikë të realizuar, Ilda Zeka me 17 dhe Rina Hoda me 13 të tilla.
Megjithatë, në këtë sukses të Vëllaznimit kontribuuan të gjithat basketbollistet të cilat bënë lojë fantastike dhe treguan angazhim maksimal.
Me këtë fitore, Vëllaznimi rrit mundësitë për të zënë një nga 4 vendet e para në klasifikim dhe të vazhdojë garat në “play-off”.
Aktualisht, kuqezinjtë janë në vendin e pestë dhe kanë 22 pikë, aq sa ka Kastrioti në vendin e katërt. Skuadra e Penzës që kryeson tabelën ka 27 pikë, 5 më shumë se Vëllaznimi./radiogjakova/