.
Published On: Fri, Nov 29th, 2013

AAK: AKR-ja ka një skenar kriminal për vjedhje votash

Share This
Tags

aak-logoGjakovë- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pretendon se partia rivale, AKR është duke përgatitur, si e kanë quajtur ata, një “skenar kriminal” për të minuar proceset në të cilat po kalon shteti i Kosovës.

Këto akuza, AAK-ja i mbështet në bazë të një deklarate të një qytetari dhënë një mediumi në të cilin pretendon se ka disa informacione që kanë rrjedhur nga AKR-ja e cila po përgatit vjedhje të votave.

Në deklaraten dërguar mediave nga Zyra për Infromim e AAK-së ku është pasqyruar në origjinal deklarata e Arben Berishës, qytetarit të apostrufuar më lartë, thuhet se ardhjet masive të bashkëqytetarëve nga diaspora për t votuar është një mashtrim.

Për të qenë korrekt, ne po e sjellim deklaraten e plotë e cila ka ardhur në e-mailin e redaksisë së Radio Gjakovës./radiogjakova/

Deklarata  Arben Berishes 

Si qytetar i Komunës së Gjakovës ndihem shumë i shqetesuar për disa informacione që kanë rrëshqitur nga burimet e brendshme te AKR-së në Gjakovë ku kjo strukturë po pergatitë një plan kriminal për falsifikimin e dokumentave të identitetit duke u thirrur ne emër te bashkatdhetarëve se kinse po vijnë për të votuar në Gjakovë këtë subjekt, e kjo është veç mashtrim sepse këta po falsifikojne dokumenta ku me këto dokumenta kanë për qellim t’i sjellin qytetarët të komunave tjera per te votuar në emër të bashkatdhetarve  tanë të cilët kinse janë ardhur ne Gjakovë për të votuar e në fakt ky është vetëm një mashtrim për ta mbuluar këtë vepër te inkriminuar.

Për këto informacione janë në dijeni edhe organet kompetente të cilat janë duke u marr me rastin. Për ta vertetuar edhe ju këtë ju lutem qe te vizitone faqet e AKR ne Facebook dhe t’i shikoni propaganden e madhe që po e bëjnë per kinse  ardhjen e bashkadhetarve.

Mirepo ne po ju drejtohem Juve ne këtë menyrë sepse une si qytetar ndihem i rrezikur te them publikisht per shkak jo sigurise dhe situates që mbreteron në këtë kohe zgjedhore, mire po  jam i bindur qe ky është një lajm që juve dhe te gjithë qytetarve ju duhet dhe është ne te miren e gjithë qytetareve të Gjakovës sepse procese te tilla nuk i sherbejne vendit.