.
Published On: Fri, Oct 11th, 2013

AAK-AKR, replika virtuale

Share This
Tags

lekaj-kusariGjakovë- Pas disa deklaratave të kandidates së AKR-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila se në Gjakovë qytetarët kërcënohen dhe shantazhohen për një vend pune, ka reaguar kandidati i AAK-së, Pal Lekaj, i cili përmes rrjetit social “Facebook”, ka thënë se Kusari-Lila dëshiron të krijojë përqarje.

“Ne nuk jemi regjim i qytetarëve apo sistemit por ia përkujtojmë zonjës Kusari që ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të vendit e këtë e kemi dëshmuar edhe atëherë kur atdheu ka thirrur në mbrojtje, kur qytetarët na kanë dhënë besimin që të jemi shërbëtorë të tyre. Për këto dy mandate qytetari i Gjakovës ndihet mjaft i sigurt me qeverinë lokale. Janë të mjerë ata të cilët mbjellin urrejtje te qytetarët dhe kryejnë “ mision” të pronarëve të tyre dhe Gjakovën mundohen ta kthejnë në pronësi të njerëzve që për asnjë moment nuk kanë dëshmuar që punojnë për të mirën e qytetarëve të tyre.

“Ne ndihemi krenarë për punën tonë para qytetarëve dhe jemi të bindur që qytetarët e Gjakovës asnjëherë nuk do të bien pre e këtyre zërave që mbjellin urrejtje për qytetin tonë. Truri i qytetarëve plot intuit e mendjehollë e ka dëshmuar në kohë të vështira se nuk ka forcë që mund ta ndajë e as ta përqajë Gjakovën. Këtë, nuk do të mund ta arrini as ju. Vazhdojmë me punën, me vlerat e Gjakovës, me ju qytetarë të dashur, vazhdojmë të gjithë së bashku”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.

Por, reagimi i tij nuk ka mbetur pa përgjigje. Po përmes “Facebook-ut” është kundërpërgjigjur AKR-ja, e cila ka thënë se qeverisja lokale në krye me Lekajn nuk kanë lënë gjë pa politizuar, ndërsa ai që promovon ndarje është pikërisht Lekaj.

“Lekaj ju jeni në shërbim të klikes suaj shkatërruese për Gjakoven. Ju instaluat regjim mbi buzëqeshjet tuaja të rrejshme, mbi premtimet që nuk i permbushet as njëherë. Meqë jeni mjek ju jeni sëmundja e Gjakovës dhe ilaqin do e merrni më 3 Nëntor. Mos i ndërlidhni të bëmat e juaja me patriotizmin dhe me kohen e lavdishme të qytetarëve tanë. Meqë ju ka humbur kontrolli ndaj vetvetes, po ju bëjme nder dhe po ju rikujtojme regjimin tuaj që e keni instaluar në të gjitha institucionet publike, ju keni politizuar teatrin, sportin, ndërmarrjet shërbyese, arsimin dhe çdo institucion tjetër publik.

“Ju keni shkelur kritere dhe konkurse, keni bërë emërime politike dhe sot keni tendenca që të politizoni edhe institucionet fetare në prag të festes së Kurban Bajramit. Këto janë shkelmat e fundit përpara ndëshkimit që do merrni me 3 Nëntor. Panika e humbjes po vërehet nga distanca, andaj nderi i vetëm qe mund t’ju bëni në fund të mandateve shkatërruese për qytetaret e Komunes së Gjakovës, është që t’i lejoni të festojnë ashtu siç duhet pa bërë kushtëzime dhe pa e promovuar më tutje politiken tuaj ndarëse”, thuhet në kundërreagimin e AKR-së, dega në Gjakovë./radiogjakova/