AAK-AKR-së: Mjaft me këto politika të ulëta
Gjakovë- Pas pretendimeve të AKR-së se rivalja politike, AAK-ja, po abuzon me komunitetet këta të fundit kanë reaguar përmes një deklarate për media ku thuhet se AKR-ja po shpif.
“Është për keqardhje sesi AKR në Gjakovë, duke e parë humbjen e sigurtë, po tenton të dezinformoj qytetarët e Gjakovës, duke ju servuar shpifje shumë të ulta”, fillohet deklarata.
“Akuzat që po i bën AKR në drejtim të Kryetarit Lekaj kinse paska ndërhyrë në drejtësi, janë shpifje e kulluar dhe tentim i kotë për të njollosur personalitetin e kryetarit Lekaj, të institucioneve të pavarura gjyqësore dhe të vet luftëtarit të lirisë.
“Kryetari Lekaj ka dëshmuar me punë për përkujdesjen e madhe ndaj komuniteteve si askush tjetër, me ndërtimin e 150 shtëpive, subvencionimin e radios për komunitete, subvencionim nga lëmi shëndetësor, e shumë projekte të tjera të cilat janë të prekshme për vet komunitetet.
“Pikërisht për punën dhe angazhimin e treguar në vazhdimësi, e jo vetëm në kohë fushate , Kryetari Lekaj gëzon respekt dhe përkrahje të parezervë nga komunitetet. Asnjëherë nuk ka qenë në agjendën tonë presioni ndaj këtyre komuniteteve,por vetëm angazhimi konkret në përmirësimin e mirëqenies së tyre dhe të mbarë qytetarëve të Gjakovës .
“AKR duke e parë se po i zbehet përkrahja në masë të madhe, ka filluar të lansoj shpifje që janë të papranueshme për qytetarët e Gjakovës. Në fakt është AKR që është munduar dhe po mundohet në forma të ndryshme të manipuloj me komunitete , mirëpo fakti që nuk po ka sukses ,po e shtyn të lancoj shpifje dhe deklarata fallto .
“I bëjmë thirrje AKR-së që ta ndërpres këtë politikë të ulët dhe të mos mundohet që humbjen e sigurte që do t’i ndodh me 1 dhjetor ta arsyetoj me akuza pa asnjë bazë”, përfundon deklarata e Zyrës për Informim e AAK-së./radiogjakova/