.
Published On: Fri, Oct 4th, 2013

AAK-ja kritikon video-mesazhin, AKR-ja ironizon me këngën (VIDEO)

Share This
Tags

akr-videoGjakovë- Replikat në distancë mes AAK-së dhe AKR-së, dy partive më të mëdha lokale, po vazhdojnë dhe në diten e dytë të fushatës.

Zyra për Informim e AAK-së pas publikimit të një video nga ana e AKR-së e cila tregon gjendjen e rëndë në komunën e Gjakovës kanë deklaruar se video-mesazhi shkel të drejtat e fëmijëve dhe tregon një gjendje joreale të Gjakovës.

“Zyra për informim e AAK-së reagon në video-mesazhin negativ që prezenton veten partia Aleanca Kosova e Re. Ne konsiderojmë që kjo video paraqet shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor e në veçanti të fëmijëve si qenia më e ndjeshme e shoqërisë. Vetëm njerëzit me mendje të errët e shohin Gjakovën siç po e shihni ju”, thuhet në reagim.

Pa përgjigje nuk ka mbetur partia në pushtet, pasi Zyra për Infromim e AKR-së ka thënë se ajo video nuk paraqet asgjë më shumë e asgjë më pak se realiteti të cilen Lekaj me qeverisjen e tij e ka shkaktuar tash e 6 vite të pushtetit. Ata kanë ironizuar edhe me këngën të ciles i është kushtuar Lekajt nga motrat Bushi.

“Fundja kjo është gjendja z.Lekaj dhe konsiderojmë se është shumë më mirë që të prezantohet një realitet se sa një këngë “epiko-lirike” e cila gjason me këngët që i janë kënduar pushteteve muniste! Kënga jonë është puna, ju vazhdoni të këndoni por jo më shumë se 30 ditë”, mbyllet reagimi i AKR-së./radiogjakova/

Video-mesazhi i AKR-së

Kënga për kandidatin e AAK-së, Pal Lekaj