Abrashi drejt hapit të madh të karrierës, interesohet Dortmundi
Mediat gjermane kanë nisur të diskutojnë për një mundësi transferimi të Amir Abrashit në skuadrën e njohur gjermane Borusia Dortmund.
Mesfushori gjakovar që aktualisht luan me Fraiburgun ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Dortmundit të cilët e shohin atë si një alternativë për repartin e mesit të fushës.
Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, ky do të ishte një hap i madh në karrierën e Abrashit që tashmë është konfirmuar edhe në elitën e futbollit gjerman.
Abrashi është në kontratë me Fraiburgun deri në vitin 2020, ndërsa vlera e e tij në treg vlerësohet me 2.5 milionë euro.