AKR: S’duam të ngrisim tensione, qytetarët të votojnë masovisht
Gjakovë- Pas AAK-së, ka reaguar AKR-ja e cila i konsideron dëshmitë e ofruara nga AAK-ja si “shpifje të fundit pasi pas 1 dhjetorit pushtetit aktual nuk do i jepet kjo mundësi”.
“AKR-ja nuk është parti e skenareve, por ndoshta komunikata e AAK-së bazohet në provojen që ky subjekt ka në lidhje me manipulimet e proceseve zgjedhore.
“Pa dashur të ngrisim tensione dhe pa dashur që t’i rikujtojme skenarët kriminal që qeverisja në largim i ka realizuar tash e 7 vite, AKR Dega në Gjakovë i bën thirrje gjithë banorëve të Komunës së Gjakovës që mos të bien pre e provokimeve të qeverisjes në largim dhe në mënyrë masive të dalin në zgjedhje në mënyrë që vullneti i banorëvë të Komunës së Gjakovës të vendos për të ardhmen dhe për ndryshimin.
“Kryetarit dhe qeverisjes që të premten përfundoj mandatin i bëjmë thirrje që një herë në karrieren e tyre të rrespektojnë vullnetin e banorëve të Komunës së Gjakovës dhe mos të mundohen kot të manipulojne me shpifje, se banorët e Komunës së Gjakovës tashmë kanë vendosur ashtu sic vendosën edhe me 3 nëntor.”, mbyllet reagimi i AKR-së./radiogjakova/