.
Published On: Sun, Nov 24th, 2013

AKR: Vazhdojnë manipulimet dhe kërcënimet e AAK-së

Share This
Tags

akr-rometGjakovë- Aleanca Kosova e Re, dega në Gjakovë, ka reaguar të dielen pasdite për manipulimet e vazhdueshme, që sipas tyre, po i bën Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës dhe kandidati I këtij subjekti për kryetar të Gjakovës Pal Lekaj.

Në një konferencë për media, përfaqësues të AKR-së kanë prezentuar fakte për këto llojamanipulime dhe kërcënime që milintantë të AAK-së po I bëjënë ndaj qytetarëve të Gjakovës, veçanërisht ndaj atyre të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas.

“AKR-Dega në Gjakovë reagon ashper ndaj sjelljeve kërcenuese që taborri i kryetarit në largim, Pal Lekaj, po ndërmerr në vazhdimësi ndaj komuniteteve RAE duke tentuar që me çdo kusht të orientojë votën ndaj partisë së tij duke bërë shkelje serioze të drejtave të njeriut. Dje dhe sot, zyrtarë të AAK-së kanë filluar një aksion, kinse humanitar, në pjesë të ndryshme të qytetit ku banojnë komunitetet RAE, duke shpërndarë miell por njëkohësisht duke ua kërkuar letërnjoftimet të gjithë atyre që i marrin këto ndihma, me kercnimin se do ta zbulojnë se për kë do votojnë në datën 1 Dhjetor. Për më keq, AKR në vazhdimësi është duke pranuar ankesa nga banorët e lagjes Sefë, Kolonisë, Brekocit dhe Dardanisë, pjesë këto ku banojnë pjestarët e komuniteteve RAE, që rregullisht janë nën vëzhgim të militantëve të AAK-së dhe prezenca e tyre në këto lagje po ngjallë frikë dhe presion”, ka thënë gjatë kësaj conference zëdhënësi i degës së AKR-së në Gjakovë Ali Tafarshiku.

Duke prezentuar foto nga këto aktivitete të milintantëve të AAK-së, Tafarshiku ka përmendur edhe disa emra të njerëzve të përfshirë, në mesnin e tyre edhe zyrtarë e të lartë të komunës së Gjakovës dhe deputet të Kuvendit të Kosovës. “Militanti i AAK-së, SH.K. së bashku me babain e tij, në Koloni sot kanë shpërndarë miell dhe kanë kërkuar letërnjoftimet me kërcënimin se pas 1 dhjetorit, nëse nuk fiton Pal Lekaj, do ti dëbojnë në Mal të Zi. Targat e veturës së këtyre miltiantëve janë 03 137 DO. Në lagjen Sefë shpërndarja e ndihmave është organizuar nga personi me inicialet B.N. kurse shpërndarja është bërë nga personat me inicialet M.R. dhe G.S. Prezent ishte edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Ardian Gjini. Në Brekoc ish zëvendës kryesuesi i Asamblesë komunale Bislim Hoti së bashku me personin tjetër Xhavit Dana, përmes telefonatave kanë kërcenuar banorët e komuniteteve RAE duke ju dhënë urdhër që të votojnë për kryetarin në largim”, ka vazhduar Tafarshiku.

Ai ka bërë të ditur se AKR Dega në Gjakovë do të bëjë ankesë zyrtare në PZAP si dhe të gjitha shqetësimet që vinë nga banorët e kërcënuar të Komunës së Gjakovës do ti adresojë në Policinë e Kosovës./radiogjakova/