.
Published On: Wed, Aug 6th, 2014

Amir Abrashi eurogol në Champions (VIDEO)

Share This
Tags

amir-abrashiNjë eurogol që nuk vlen veçse për statistikë. Amir Abrashi shënoi golin e barazimit (1-1) për Grasshopersin në ndeshjen e kthimit të Champions League, ndaj francezëve të Lillës, e vlefshme për turin e tretë të këtij kompeticioni. Mesfushori i Kombëtares shqiptare luajti si titullar në këtë takim, duke bërë një ndeshje nga më të mirat.

Ishte minuta e 33-të e takimit, kur Abrashi, pasi mori një top në gjysmëfushën kundërshtare, eci disa metra dhe në hyrje të zonës lëshoi një të djathtë të fuqishme, e cila përfundoi në krahun e majtë të portierit, me këtë të fundit, të dorëzuar pa kushte. Ky ishte goli i barazimit, teksa vendësit e Lillës patën kaluar në avantazh në minutën e 19-të me anë të Florent Belmontit.

Sakaq, në minutën e 25-të, Abrashi u ndëshkua edhe me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar. Ky ishte goli i parë i mesfushorit kuqezi në Kupat e Europës. Edhe pse ka luajtur në vitet 2010-’11 dhe 2013-’14 në Ligën e Europës dhe në 2013-’14-n në Kupën e Kampioneve, Abrashi nuk kishte shënuar asnjë gol.

Duhet thënë se Grasshopersi e ka nisur keq këtë sezon, kjo edhe për faktin se ka humbur në merkato lojtarë si Gashi e Hajroviç. Ndaj, pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë me Lilën, barazimi në Francë, kualifikoi Lillën dhe vulosi eliminimin e Grasshopersit.