.
Published On: Wed, Mar 14th, 2018

Barazim në Prizren, Liria e Vëllaznimi ndajnë pikët në derbin e Dukagjinit

Share This
Tags

Derbi i skuadrave të Dukagjinit ndërmjet Lirisë e Vëllaznimit ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Me pak fat, kuqezinjtë do të mund të riktheheshin në Gjakovë me tri pikë, por në futboll gjëja e dytë më e rëndësishme pas fitores është të mos humbasësh.

Chibuse pati mundësinë më të mirë kur në minutën e 25 traversa i mohoi golin, ndërsa vetëm një minutë më pas Artur Magani shënon për Lirinë duke shfrytëzuar mos organizimin e mirë në mbrojtje të Vëllaznimit.

Arsim Gojani ishte i detyruar të bënte dy zëvendësime brenda 37 minutash kur nxori nga loja Mazrekajn e Dragushën për shkak dëmtimi, ndërsa u inkuadruan Asare dhe Bajrami.

Vëllaznimi e nisi mjaft mirë pjesën e dytë dhe gjeti golin e barazimit me Chibuse. Ish-lojtari i Lirisë përfiton nga një reagim jo i mirë i mbrojtjes për të barazuar në 1-1.

Dardan Rugova, që bëri një ndeshje të mirë, pati një tjetër mundësi më vonë kur bukur depërtoi nga krahët, por nuk gjeti rrjetën.

Ndeshjen e ardhshme, Vëllaznimi e luan në Gjakovë ndaj Dritës. Kjo ndeshje luhet të dielën në ora 14:00. /radiogjakova/