.
Published On: Sat, Jul 15th, 2017

Basketboll, Kosova lë Gjakovën, niset në Austri

Share This
Tags

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është larguar nga Gjakova ku zhvilloi fazën përgatitore për të vazhduar drejt Austrisë ku do të luajë miqësore me përfaqësuesen e këtij vendi.

Në ditën e fundit të përgatitjeve në Gjakovë, pas Gazmend Sinanit, është lënduar edhe basketbollisti Jaren Sina duke i shkaktuar më shumë kokëdhembje trajnerit Brad Greenberg.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, uron që njëri prej lojtarëve të lënduar të kthehet për ndeshjet parakualifikuese të Kampionatit Botëror “Kina 2019”./radiogjakova/

NDESHJET MIQËSORE

Austri – Kosovë, 15.07.2017, ora 19.00 Kapfenberg
Sllovaki – Kosovë, 18.07.2017, ora 16.00 Bratisllava
Sllovaki – Kosovë,19.07.2017, ora 16.30 Bratisllava
Shqiperi – Kosovë, 22.07.2017, ora 19.00 Tiranë
Shqiperi – Kosovë, 23.07.2017, ora 19.00 Tiranë