.
Published On: Thu, Oct 3rd, 2013

Beqa: E kemi platformen për zhvillimin e Gjakovës

Share This
Tags

beqa-hapja1Gjakovë- Në prani të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, të enjten dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet komunale.

Fillimisht shefi i shtabit zgjedhor të degës, Asllan Nimani, ka thënë se PDK-ja është garantues i zgjedhjeve dhe ka ftuar elektoratin e kësaj partie për një fushatë fer dhe korrekte.

Bartësi i listës së PDK-së në komunën e Gjakovës, Ilir Beqiri, ka thënë se lista e këtij subjekti politikë është e përzgjedhja e njerëzve më të mire të mundshëm dhe sipas tij,  kjo është garanci se si e kaluara ashtu edhe e ardhmja është me Partinë Demokratike të Kosovës. Me këtë rast Beqiri ka bërë prezantimin e 38 kandidatëve për Asamble komunale.

Në anën tjetër, kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës së Gjakovës, Hajdar Beqa, në fjalën e tij ka thënë se është momenti që Gjakova të bëhet pjesë e ndryshimeve. Sipas tij, PDK-ja ka një platformë të veçantë për zhvillimin e Gjakovës duke i dhënë atë që meriton.“Gjakova ka qenë dhe duhet të jetë qytet elitar”, – ka thënë ai./radiogjakova/