.
Published On: Sat, Oct 19th, 2013

Beqa: Fermerët, prioritet mbi prioritete për PDK-në

Share This
Tags

pdk-fermeretGjakovë- Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës, Hajdar Beqa i shoqëruar nga ministri i Bujqëisë, Blerand Stavileci kanë mbajtur të premten një takim me fermrët e komunës së Gjakovës.

Në fjalen e tij, Stavileci tha se duke njohur traditen dhe kapacitetet prodhuese që ka komuna e Gjakovës në fushën e bujqësisë , PDK-ja ka hartuar plane dhe programe të veçanta për Gjakovën. Ai nuk ka shtuar se i vetmi njeri që mund të realizoj këto programe është Hajdar Beqa i cili ka kontribuar për Gjakovën edhe atëherë kur nuk ka qenë në plan që të kanidojë për postin e të parit të Gjakovës.

“Nëse është një njeri në Qeverinë e Kosovës që është endur derë më derë duke kërkuar të sjellen projekte këtu, pa e ditur se do jetë kandidat, por vetëm duke e shprehur dashurinë që ka për Gjakovën, ka qenë Hajdari. Ka pasur shumë takime duke tentuar të bëjë më të miren për Gjakovën në gjitha fushat, ndërsa si kryetar këtë gjë do ta bëjë edhe me më shumë këmbëngulje në mënyrë që projketet tuaja që do paraqiten të bëhen realitet”, u shpreh Stavileci.

Ndërsa, Hajdar Beqa para fermerëve premtoi se ata do marrin një vëmendje të merituar si dhe do ketë subvencione dhe lehtësira tjera në rast se ai zgjidhet si kryetar i Gjakovës.

“Ne prioritet mbi prioritete të Qeverisjes lokale për katër vitet e ardhshme ju kemi ju fermerët dhe për këtë arsye jemi takuar dhe me ministrin e Bujqësisë. Unë ju garantoj këtu se drejtoria e Bujqësisë do të jetë në shërbim tuajin dhe jo ju në shërbim të drejtorisë së Bujqësisë. Programi ynë për këtë fushë është përpiluar nga ekspertët, ndërsa atë e ka miratuar edhe vetë ministri Stavileci”, tha Beqa./radiogjakova/