.
Published On: Sat, Oct 19th, 2013

Beqa garanton mbështetje për punëtorët shëndetësorë

Share This
Tags

beqa-sindikataGjakovë- Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës Hajdar Beqa ka takuar përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve shëndetësorë në Gjakovë, para të cilëve ka shpalosur programin e tij për shëndetësinë primare në Gjakovë.

Duke bashkëbiseduar me ta, Beqa ka thënë se synimi kryesor i qeverisjes së ardhshme lokale është përmasimi i situatës së shëndetit primar, dhe atë për dy qëllime. E para që qytetarët të kenë shërbime më të mira shëndetësore dhe e dyta që punëtorët shëndetësor të ketë trajtim më të mirë institucional, sesa ai që e kanë pasur deri me tani.

Beqa ka premtuar se qysh në ditët e para të qeverisjes do të kujdeset që qytetarët e Gjakovës të pajisen me libreza shëndetësore dhe në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare të krijohen kushte më të mira pune.

Ai po ashtu ka premtuar se qysh në ditët e para të qeverisjes do të kujdeset që punëtorët shëndetësorë që punojnë në zona më të thella ta kenë të siguruar transportin, ndërsa për të gjithë punëtorët shëndetësor ka garantuar edhe pagesën e rregullt të shujtës dhe pagesat tjera që i meritojnë këta punëtorë e të cilat nuk i kanë marrë me rregull deri me tani, apo nuk i kanë marrë fare./radiogjakova/