.
Published On: Wed, Oct 9th, 2013

Beqa: Gjakovës do t’ia kthejmë dinjitetin

Share This
Tags

beqa-hapjaGjakovë- Partia Demokratike e Kosovës në komunën e Gjakovës mesditen e së mërkurës ka hapur zyrtarisht fushaten elektorale për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në prani edhe të strukturave më të larta të kësaj partie.

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës, Hajdar Beqa në fjalen e tij drejtuar simpatizantëve ka sulmuar pushtetin aktual duke i akuzuar për mungesë vizioni dhe guximi për të ndryshuar Gjakovën e për ta bërë këtë qytet një vend më të mirë për të jetuar.

“Gjakova si asnjëherë më parë kërkon rimëkëmbje të ekonomisë së saj të rrënuar e të shkatërruar plotësisht. Si asnjëherë më parë kërkon që arsimi e kultura e këtij qyteti të rimëkëmbët sepse është shkatërruar deri në themele e mbase më keq. Gjakova kërkon njerëz të ditur e të guximshëm që në këto moment t’i vijnë në ndihmë dhe t’ia kthejnë dinjitetin e nëpërkëmbur e të rrënuar”, tha Beqa.

Ai ka shtuar se vota për PDK-në më 3 nëntor do të jetë votë që do të ndalojë keqqeverisjen dhe keqmenxhaimin e komunës së Gjakovës si dhe do të jetë votë për ardhëmrinë e sigurtë e për Gjakovën evropiane.

“Ky është momenti që t’i thoni stop të keqes dhe të ndëshkoni ata me votën tuaj. Partia Demokratike është alternativa e vetme që duhët të mbështesni. Është partia më serioze. Është partia e veprimit dhe jo e stagnimit”, është shprehur Beqa.

beqa-hapja

Më pak akuza drejt qeverisjes aktuale të Pal Lekajt nuk pati as Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se qeverisje aktuale e Gjakovës bashkë me pushtetet e kaluara kanë garuar se kush më shumë po ia rëndojnë jetën qytetarit të Gjakovës dhe ta nxisin atë të largohet nga komuna.

Duke japur mëbshtetje të plotë për Hajdar Beqën, Thaçi ka thënë se PDK-ja do të arrijë fitore spektakolare në Gjakovë. Ai ka thënë se Qeveria e udhëhequr prej tij ka investuar më shumë në Gjakovë se çdo Qeveri tjetër.

E teksa ka përmendur premtimin e mbajtur për Universitetin e Gjakovës, kryetari i PDK-së, ka thënë se priroritet mbetet zhvillimi ekonomik i Gjakovës duke e shëndrruar qytetin në një vend me të cilen do të ndihen krenar përsëri gjakovarët.

Thaçi ka apeluar edhe tek hasjanët që ta votojnë edhe këtë herë PDK-në e Gjakovës, pasi nga zgjedhjet e ardhshme do të votojnë në komunën e tyre.

Në këtë tubim të PDK-së janë prezantuar dhe kandidatët për Asamble komunale nga kjo parti./radiogjakova/