Beqa tek “Thirrjet e nënave”: Do liroheni nga gjitha taksat komunale
Gjakovë- Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës, Hajdar Beqa ka vizituar shoqaten “Thirrjet e nënave” ku është njohur nga afër me problemet që ballafaqohen familjarët e të pagjeturve.
Nënat e pranishme në takim janë ankuar për diskrimin të kësaj kategorie, për moskujdesje dhe kanë kërkuar që të gjeten forma që kryefamiljaret të punësohen dhe fëmijët e tyre të shkollohen. Ato poashtu kanë thënë se duhet të lirohen nga taksat, pasi edhe me këtë gjendje të vështirë mezi po arrijnë të mbijetojnë e lëre të paguajnë detyrime tjera.
Nga ana tjetër, Beqa ka premtuar se gjatë mandatit të tij katër vjeçar familjarët e të pagjeturve do të lirohen nga gjitha taksat komunale, do të kirjohet një zyre tjetër në kuadër të Zyrës së Kryetarit e cila do jetë e lidhur ngushtë me këtë kategori të shoqërisë si dhe do të gjenden forma për punësim dhe subveniconim të fëmijëve për shkollim.
Nesrete Kumnova, kryetare e shoqatës “Thirrjet e nënave”, ka pasur edhe një kërkesë që në rast fitoreje asambleistët serb të mos lejohen të futen në Kuvendin Komunal të Gjakovës./radiogjakova/