Besnik Hasi çon Olimpiakosin në Champions
Besnik Hasi çoi Olimpiakosin në grupet e Ligës së Kampioneve, ashtu siç kishte premtuar kur mori drejtimin e skuadrës greke.
Pasi eliminoi kampionin e Serbisë, skuadra e tij eliminoi edhe atë të Kroacisë, duke arritur të mundte Rijekën edhe në fushën e vet në ndeshjen e kthimit me rezultat 0 me 1.
Kjo është hera e dytë që trajneri gjakovar do të udhëheq një skuadër në fazën e grupeve të kompeticionit më prestigjioz europian duke e bërë atë trajnerin më të mirë shqiptar./radiogjakova/