Blerim Mula, trajner i ri i Vëllaznimit
Gjakovë- Blerim Mula është emëruar trajner i ri i Vëllaznimit. Gjakovari do ta drejtoj ekipin kuqezi pas dorëheqje së Ajet Shoshollit.
Drejtuesit e Vëllaznimit e kanë gjetur menjëherë trajnerin e ri pas dorëheqjes së Ajet Shoshollit. Klubin kuqezi do ta drejtoj Blerim Mula, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e kësaj skuadre.
“Kryesia e Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”(Gjakovë) në mbledhjen e vetë të mbajtur të mërkurën, pas ndeshjen Vëllaznimi-Ramiz Sadiku, morri vendim që kryetrajner i ri i klubit të jetë Blerim Mula”, thuhet në njoftimin e klubit gjakovar.
Menjëherë pas kësaj, kryetrajneri i ri, Blerim Mula, në përputhje me kompetencat që i ka me aktet normative të klubit ka zgjedhur bashkëpunëtorët e vetë dhe për këtë e ka njoftuar Kryesinë e Klubit.
Bashkëpunëtor të Blerim Mules janë: Arsim Gojani, Luan Tabaku dhe Veton Doli. Shtabi i ri teknik, do të fillon me punën menjëherë, të enjten.
Vëllaznimi është lideri në Ligën e Parë të Kosovës me 39 pikë të tubuara, një më shumë sesa Istogu që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.