.
Published On: Fri, Oct 11th, 2013

Brenda mandatit të parë do të kryhen projektet e infrastrukturës

Share This
Tags

mimoza-dobroshGjakovë- Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila mbrëmjen e së enjtes ka qëndruar mes banorëve të fshatit Dobrosh.

Ajo ka thënë se sa herë viziton fshatrat e Rekës së Keqe dhe Lugut të Caragojës bindet edhe më tepër për potencialet reale të kësaj zone për eko-turizëm si një mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillim të përgjithshëm.

“Do të punojmë intenzivisht me ju të zhvillojmë bujqësinë, përmirësojmë ambientin dhe shtretërit e lumenjëve dhe zhvillojmë eko-turizmin. Për projekte konkrete për të rinjtë e kësaj ane do të takohemi prapë pas disa ditësh”, është shprehur Kusari-Lila.

Kandidatja e AKR-së pas bashkëbisedimeve me banorët, ju ka premtuar se brenda mandatit të saj të parë do t’i përfundojë njëherë e mirë projektet për infrastrukturë e që ajo i ka quajtur si probleme bazike që lidhen me ujin, rruget, trotuaret e ndriçimin publik./radiogjakova/