Bresalci, pengesa e fundit e Vëllaznimit drejt Superligës së volejbollit
Klubi i volejbollit Vëllaznimi në ndeshjen e parashikuar të zhvillohet të dielën, ka fituar pa u djersitur, meqë skuadra e Malishevës nuk ishte paraqitur në lojë, në takimin e fundit të pjesës së rregullt të garave.
Kjo i ka mundësuar kuqezinjëve nga Gjakova ta mbyllin kampionatin në pozitën e parë dhe të shpresojnë për rikthim pas gati dy dekadave në Superligë.
Vëllaznimi si i pari i grupit të Perëndimit do të luajë kundër Bresalcit, që doli i dyti në grupin e Lindjes.