.
Published On: Mon, Mar 31st, 2014

Cana: Mund të largohem nga Lazio

Share This
Tags

lorik-canaRomë- Kapiteni i kombëtares shqiptare ka folur pas fitores së Lacios ndaj Parmës. Për Lorik Canën është e papranueshme që të mos ketë mbështetje nga ana e tifozërisë. “Në këto kushte është e vështirë për të gjithë që të vijojmë të qëndrojmë këtu. Na duhet mbështetja dhe ndihma e tifozëve për të vazhduar përpara. Ndihem mirë tek Lacio, por kjo situatë nuk i ka pëlqyer askujt në skuadër”, është shprehur Lorik Cana.

Kapiteni i kuqezinjve është pyetur edhe për të ardhmen e tij në ekipin italian. “Kjo situatë nuk është aspak e mirë për askënd dhe në këto kushte mund të mendojmë të gjithë që mund të largohemi. Unë ndihem mirë këtu dhe shpresoj që gjërat të përmirësohen sa më shpejt”, ka deklaruar kapiteni i kombëtares Lorik Cana.

Futbollisti i Lacios është shprehur i kënaqur për fitoren e arritur ndaj Parmës dhe ka deklaruar se një fitore e tillë i shërben të gjithë skuadrës për të rikthyer qetësinë në skuadër. Cana e ka nisur titullar ndeshjen ndaj Parmës dhe trajneri i Lacios e ka aktivizuar në mesin e fushës dhe jo në mbrojtje siç ka bërë në ndeshjet e fundit për një kohë të gjatë./gz/