Çdo familje nga një të punësuar
Gjakovë- Kandidati i AAK-së për mandatin e tretë, Pal Lekaj ka vazhduar takimet mbrëmjen e së shtunës në fshatin Lipovec, ku i pranishëm ishte dhe Shejh Xhemajli.
Në fjalen e tij, Lekaj ka apeluar tek pjesëmarrësit që votën e tyre të mos e lenë në shtëpi, por me datën 3 nëntor të dalin dhe të votojnë masovisht për AAK-në si partia e vetme që i shërben qytetarit të komunës së Gjakovës.
“Meqë në mandatin që po e lëmë pas punuam për infrastrukturën këtë mandat ne do të punojmë mbi të gjitha për zhvillimin ekonomik të qytetit. Kemi projektuar plane dhe kemi filluar të sigurojmë edhe mbështetës të cilët do të na përkrahin në mënyrë që të mos ketë asnjë familje pa ndonjë të punësuar”, tha Lekaj para banorëve.
Ai ka shtuar se programi subjektit që përfaqëson dhe kandidatëve për Asamble janë zgjidhja e vetme për Gjakovën dhe, duke ju drejtuar banorëve, u shpreh se “së bashku do të arrijmë që të sigurojmë një të ardhme të mirë për familjen tonë të madhe”./radiogjakova/